Rrahje në Obiliq, shtatë të lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje në Obiliq, shtatë të lënduar

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar së në Obiliq ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, me ç’rast njëri nga të dyshuarit qëllimisht e ka goditur me veturë njërin nga personat e përfshirë në rrahje.

Në njoftim të Policisë thuhet se si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj shqiptarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat