Shëngjin, zbulohen emrat e të plagosurve

Kronikë e zezë

Shëngjin, zbulohen emrat e të plagosurve

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 15:58
Policia e Lezhes

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shkëmbimit me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30, tek Lapidari në Shëngjin.

Sipas policisë, Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë, ka plagosur me armë gjahu me leje Mimoza Aliajn , 49 vjeçe, banuese në Shëngjin.

Në konflikt e sipër, ka ndërhyrë bashkëshorti i kësaj të fundit, Gëzim Aliaj , 52 vjeç duke plagosur me armë gjahu Gertian Malshin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situatës deri në vrasje.

Policia ka kapur në flagrancë  dhe ka arrestuar Gëzim Aliajn.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta. Dy të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat