Aksident në Prizren, 17 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren, 17 të lënduar

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 13:15
Ilustrim

Policia ka njoftuar se 17 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prizren.

Në njoftim të Policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit, i cili ka humb kontrollin ndaj automjetit dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit dhe më pas automjeti është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi dhe 16 pasagjer, 10 meshkuj dhe 6 femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë ndërsa tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët ndalen në spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat