Humb jetën shkupjani 31-vjeçar, bie me makinë nga ura në autostradë

Kronikë e zezë

Humb jetën shkupjani 31-vjeçar, bie me makinë nga ura në autostradë

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 16:38
Ilustrim

Një shkupjan i moshës 31-vjeçare ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Veles-Shkup.

Fatkeqësia ka ndodhur kur drejtuesi i automjetit “mercedes” ka fluturuar nga ura te lokaliteti i quajtur “Ajduçka Çeshma” dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Hetimet po vazhdojnë dhe ende nuk dihen arsyet për këtë fatkeqësi të tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat