E moshuara e varfër fiton lotarinë, shqiptarët në sulm ta grabisin, por…

Kronikë e zezë

E moshuara e varfër fiton lotarinë, shqiptarët në sulm ta grabisin, por…

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 00:29
Policia

Arrestohet banda italo-shqiptare e grabitësve, në akuzë për grabitjen e një të moshuare 84-vjeçare në Itali, pasi kishin mësuar se kishte fituar lotarinë.

ediat italiane raportojnë se gruaja Mariangela Prandi, 84-vjeç ishte e varfër dhe mezi arrinte të nxirrte fundin e muajit, shumë herë e ndihmuar nga fqinjët e saj, që duket se e donin. Por, në 21 qershor të 2015 rreth pasdites u gjet e pajetë në banesën e saj.

Ishin fqinjët që duke i ndjerë mungesën nisën të shqetësohen dhe njoftuan policinë  dhe fill pas kësaj nisën edhe hetimet.

Dyshimet për grabitje ishin të mbushura me mister nga fakti se gruaja ishte e varfër dhe këtë e dinin të gjithë. Por pas dëshmive, doli në dritë një festë modeste që gruaja do bënte me fqinjët, pasi kishte fituar lotarinë, plot 4300 euro.

<iframe width="768" height="432" src="https://www.youtube.com/embed/vVisb544xbM" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

Ajo do shtronte  një darkë me 18 persona, pikërisht ata që i ishin gjendur në ditët e saj të vështira. Por dy persona me precedentë penale pasi ishin informuar për paratë që kishte fituar e moshuara organizohen dhe porositin bandën e tre shqiptarëve të specializuar në grabitje.

Ata i futen në banesë të moshuarës, e lidhin me nastro, grabisin cfarë mundin dhe do largoheshin. Gruaja arrin të heqë fashën që i kishin vënë dhe tenton t’i ndjekë grabitësit, por pëson një infarkt dhe vdes.

Vetëm sot, pas shumë hetimesh policia ka mundur të arrestojë dy shqiptarët, Pashk Pjetri 25-vjec dhe Zef Ndreca, 24-vjec. Në pranga u vunë edhe dy italiane,  Giuseppe Annacarato, 33-vjec dhe Cristiano Quaglia, 38-vjec, ndërkohë që një tjetër mbetet në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat