I riu shqiptar aksidenton për vdekje gruan italiane me vajzën 11 vjeç

Kronikë e zezë

I riu shqiptar aksidenton për vdekje gruan italiane me vajzën 11 vjeç

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:25
Shqiptari përplas për vdekje dy persona

(E plotësuar) -  Një shqiptar 21 vjeçar në gjendje të dehur ka aksidentuar për vdekje me makinë një shtetase italiane 37 vjeçe e një vajzë 11 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Veronës në rrugën që lidh komunën Sirmione me qytezën Pescheria del Garda.

 Makina tip Seat Leone me të cilën udhëtonte 21 vjeçari shqiptar është përplasur dhunshëm me një makinë Fiat Punto ku po udhëtonin 2 gra me 3 fëmijët e tyre të vegjël.

 Nga përplasja kanë vdekur menjëherë në vendngjarje njëra nga gratë, 37 vjeçarja Annamaria Zippone e vogëlushja 11 vjeçe Gaia Boticchio.

 Personat e tjerë që po udhëtonin me to, fëmijët e moshës 7 e 10 vjeç të Anna Marias dhe nëna e Gaias 40 vjeçe kanë mbetur të plagosur.

 21 vjeçari shqiptar ka marrë plagë të lehta nga ky aksident dhe ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin për krimin e vrasjes rrugore ndaj 2 personave.

Nën efektin e alkoolit, shqiptari përplas për vdekje dy persona

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë në Sirmione në provincën e Breshias, ku nën efektin e alkoolit, shqiptari ka përplasur një 37-vjeçare dhe një fëmijë 10 vjeç.

Gruaja me origjinë nga Puglia dhe vajza që ndërroi jetë në aksident, po udhëtonin në një makinë së bashku me një femër tjetër (nëna e 10-vjeçares), si dhe me dy fëmijët e 37-vjeçares. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar nga Breshia për në Verona, në momentin që ndodhi aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat