Makina “fluturon” në trotuar, përplaset me 3 automjete të parkuara

Kronikë e zezë

Makina “fluturon” në trotuar, përplaset me 3 automjete të parkuara

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 10:33
Aksidenti

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 4 automjete ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga” në kryeqytet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 minuta. Automjeti me targë TR1592J, me drejtues të paidentifikuar, ka humbur drejtimin e mjetit dhe më pas ka “fluturuar” në trotuar, ndërsa është përplasur edhe më 3 automjete të tjera të parkuara me targa AA831FP, TR3574K, AA393JZ.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit të aksidentuar dhe 2 pasagjerë që po udhëtonin me të. Të plagosurit u dërguan në QSUT ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat