Athinë, një i vdekur dhe dy të plagosur pas përleshje mes emigrantëve

Kronikë e zezë

Athinë, një i vdekur dhe dy të plagosur pas përleshje mes emigrantëve

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 11:08
Ilustrim

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një përleshje mes etnive në kampin e refugjatëve në Eliniko, në kryeqytetin grek

Sipas policisë, çdo gjë filloi për arsye banale dhe përfundoi në përballje etnike mes iranianëve dhe afganëve. Si pasoje e sherrit, një afgan humbi jetën pasi u qëllua me thikë.

Autoritete ndërhynë, por nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e viktimës. Në zonë u dërguan me urgjencë qindra policë të ndërhyrjes së shpejtë, pasi autoritetet janë të shqetësuara për rrezikun e nisjes së një revolte nga emigrantët për shkak të kushteve skandaloze të jetesës.

Situata është tragjike. Në kampe ndodhen mijëra emigrantë, ndërsa kushtet e jetesës konsiderohen si çnjerëzore. Mungojnë edhe artikujt bazë të mbijetesës në to. Kampet e refugjatëve janë kthyer në qendra kriminaliteti dhe prostitucioni, ndërsa autoritetet thonë se s’kanë shumë mundësi për të përmirësuar kushtet për shkak të krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë.

Gjatë orëve të natës, zonën e ka vizituar ministri përgjegjës për çështjet e emigracionit, Janis Mouzalas.

“Vizitova zonën mbas ngjarjeve të ndodhura më herët këtu. Situata nuk është shumë e mire, sidomos në kampin Eliniko. Dua te them se kemi vonuar shumë, ndaj tashmë do të shtojmë forcat për të ndryshuar sadopak gjërat. Shumë shpejtë do të hapim tre kampe të reja, ku kushtet do të jenë të kënaqshme, me qëllim mbylljen e këtij kampi”, tha ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat