Shtetasin e Kosovës e plagosin rëndë në Shkup

Kronikë e zezë

Shtetasin e Kosovës e plagosin rëndë në Shkup

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:42
Ilustrim

Horror të vërtetë ka përjetuar një banor i Kosovës i cili është sjellë në Spitalin e shtetit në Shkup.

Sipas policisë, të enjten ora 13 e 12 minuta, në Qendrën urgjente një person i panjohur e ka sjellë 29 vjeçarin M.M. nga Elez Hani i Kosovës me plagë në zemër, të shkaktuar me mjet të mprehtë.

Ai ka qenë në gjendje jo-kontaktibile. 

Mjeku ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje të zemrës me mjet të mprehtë. Policia është duke marrë masa për pastrimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat