Dy këmbësorë janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit.
Të lënduarit janë dërguar në emergjencë. Policia ka ndalur vozitësin e veturës dhe po i hetohen rrethanat e aksidentit.