Aksident i rëndë në Itali, kamionisti shqiptar përplaset me një makinë, një i vdekur dhe një e plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Itali, kamionisti shqiptar përplaset me një makinë, një i vdekur dhe një e plagosur

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 14:12
Ilustrim

Një i vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në Itali, si pasojë e përplasjes së një kamioni që dretohej nga një shqiptar me një makinë tip “Renault Megane”.

Viktima është një 21-vjeçar italian, lindur në Bari dhe rezident në Casamassima, i cili ndodhej në bordin e “Renault Megane” së bashku me një vajzë nga Acquaviva, e cila është plagosur rëndë.

Përplasja raportohet se ndodhi në një autostradë pranë Barit, pak para orës 6 pasdite.

Sipas hetimeve të para, makina qëndronte e palëvizur kur është goditur nga kamioni që udhëtonte në drejtim të Barit, megjithatë dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar.

I riu vdiq menjëherë, ndërsa vajza u dërgua në spital me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa, është shoqëruar edhe drejtuesi i kamionit, një shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruajnë mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat