Aksident i tmerrshëm në magjistralen Ferizaj-Shkup, ja si ka përfunduar kjo veturë

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm në magjistralen Ferizaj-Shkup, ja si ka përfunduar kjo veturë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 09:15
Foto nga aksidenti

Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë nga vozitësi i veturës Mercedes. Nexhat Gjikollit, nga zyra për informim në Policinë rajonale në Ferizaj, tha se vetura e tipit Merecedes është vetë aksidentuar, dhe nga shpejtësia e madhe ka goditur billbordin e reklamës në rreth rrotullimin afër HIB Petroll dhe SuperViva, ku aty ka goditur edhe një veturë të parkuar.

Në këtë veturë kanë qenë katër persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

 “Në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, e llojit Mercedes. Në veturë kanë qenë katër pasagjerë, vetura ka qenë në qarkullim në magjistralen Prishtinë-Shkup dhe nga shpejtësia e madhe e lëvizjes vetura ka goditur rreth rrotullimin në afërsi të HIB Petrolit dhe Super Vives. Personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, më shumë kanë qenë të stresuar ndërsa sipas raporteve të para kemi njërin nga udhëtarët ka një gërvishtje në dorë. Shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe e lëvizjes. Policia rajonale e trafikut i posedon edhe video xhirimet kur ngasësi i kësaj veture ka bërë një tejkalim rreth 100 metra para se me mbërri te vendi i aksidentit, ka goditur rreth rrotullimin edhe pse ekzistojnë shenjat sinjalizuese”, ka thënë Gjikolli.

Sipas informatave të aksidentuarit janë nga fshati Sankofc të Drenasit.

Ndërkohë, media raporton se në këtë rreth-rrotullim nuk është asnjë shenjë sinjalizuese përbrenda qarkut rrotullues, e cila do të duhej të reflektonte në çdo pjesë të ditës për shoferët që nuk i njohin mirë rrugët e vendit. Foto më poshtë e ilustron këtë rreth, i cili nga banorët në afërsi u tha se gati çdo ditë sjell aksidente, sidomos më vozitës të huaj.  

Një aksident në dukje i tmerrshëm ka ndodhur në rrethin e njohur të magjistrales Ferizaj – Shkup, në një nga hyrjet e qytetit të Ferizajt.

Dy vetura janë aksidentuar, dhe nga pamjet që media ka siguruar shihet të ketë qenë një aksident mjaftë i rrezikshëm. Policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht detajet e aksidentit dhe nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve.

Policia e Kosovës gjatë gjithë javës ka dhënë alarmin për përkujdes të vozitësve dhe respektim të rregullave të trafikut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat