Ndërroi jetë djaloshi i cili u nxjorr nga ujërat e liqenit të Ohrit

Kronikë e zezë

Ndërroi jetë djaloshi i cili u nxjorr nga ujërat e liqenit të Ohrit

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 22:40
Ilustrim

Sedat I, (1992) nga fshati Kamjan i Tetovës edhe pas përpjekjeve të shumta të mjekëve, sonte rreth orës 20.15 ka ndërruar jetë në Klinikën Karil në Shkup, ka njoftuar Kanal 5.

Nga MPB kanë njoftuar se trupi i të ndjerit është nxjerrë sot rreth orës 15.30 nga ujërat e liqenit të Ohrit.

Sipas sekretares së Kryqit të Kuq në Strugë, Audrime Dauti, djaloshi është larguar shumë dhe gjatë kohë ka luftuar me ujërat e liqenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat