Shtëpia kaplohet nga zjarri, vdes 4 vjeçari

Kronikë e zezë

Shtëpia kaplohet nga zjarri, vdes 4 vjeçari

Nga: Gresa Bajraktari Më: 27 korrik 2016 Në ora: 17:40
Jac Davies

Nëna e një djali 4 vjeçar që ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit, është lutur për ‘djaloshin e bukur me sy të kaltër’.

Jac Davies vdiq nga tymi i madh, pasi një zjarr i madh përfshiu shtëpinë e tyre, duke mbetur të bllokuar tre djemtë, transmeton Bota Sot.

Nëna e tij, Jenny Davies, 28 vjeçare, u detyrua që ta shikojë e pafuqishme, teksa u largua me vajzën 6 vjeçare Kelsey, duke thirrur ambulancën.

Fqinjët i dëgjuan britmat, dolën jashtë dhe shkuan që t’i shpëtojnë djemtë, pasi thyen dritaren me një tullën, por nuk arritën, për shkak të intensitetit të zjarrit.

Zjarrfikësit arritën dhe i nxorën fëmijët nga shtëpia e djegur, por fatmirësisht dy djemtë, Riley 4 vjeçar dhe Andrew, 11 muajsh, shpëtuan.

Pjesa tjetër e familjes u dërguan në spital për trajtim, nga shtëpia që gjendet në Alltwen, South Wales, por nuk janë në rrezik për jetë.

“I bukuri im, djaloshi im me sy të kaltër, je jeta ime, bota dhe gjithçka e imja dhe unë kurrë nuk do të harroj flokët tua bionde kaçurrele”, tha nëna e tij e dërrmuar./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat