"Frank" - Bënë vjedhje të shumta brenda një nate, si i shpëtuan policisë 3 të rinj shqiptarë

Kronikë e zezë

"Frank" - Bënë vjedhje të shumta brenda një nate, si i shpëtuan policisë 3 të rinj shqiptarë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:13
ilustrim

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Borgotaro të Italisë.

Operacioni i koduar “Frank” bëri të mundur arrestimin e shqiptarëve me iniciale Z.S 26 vjeç, F.F, 22 vjeç dhe S.Ç 25 vjeç. Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në maj të vitit 2015 në zonën Bardi. Midis grabitjes ishte edhe një automjet tip BMW.

Përveç automjetit, ata kishin marrë edhe 5000 euro në një lokal të madh. Po atë natë, ata grabitën edhe një shtëpi si dhe makineri bujqësore.

Policia u vu në ndjekje atë natë nga Varsi deri në Varano de Melegari, por të rinjtë e braktisën mjetin, duke i shpëtuar policisë.

Përveç sende të vjedhura, në mjet u gjetën edhe armë gjahu dhe municione si dhe mjete të tjera pune me vlerë të konsiderueshme.

Kamerat e sigurisë filmuar shtetasin me iniciale Z.S, i cili kishte veshur atë natë një xhup ku shkruhej fjala “Frank” në pjesën e gjoksit. Më pas u identifikuar edhe dy shokët e tij. Ata janë dërguar në burgun e Firences.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat