Policia e Kosovës ka njoftuar se 6 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.
Në njoftim të Policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Banullë, ndërsa, të përfshira janë tri vetura.
Në mesin e të lënduarve janë pesë femra, dhe një mashkull, të cilët janë dërguar në QKUK, për trajtim të më tej.