Vdes 10 vjeçari, u godit nga një veturë

Kronikë e zezë

Vdes 10 vjeçari, u godit nga një veturë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 17:23
Ilustrim

Një djalë 10 vjeç është goditur nga një veturë pasi doli nga autobusi i shkollës dhe mundohej të kalonte rrugën për të hyrë në shtëpi.

Djali i ri doli nga autobusi, i cili ishte ndalur përballë rrugës së shtëpisë së tij në Cobargo. Pasi filloi të kalonte rrugën ai u godit nga makina e cila po udhëtonte për në perëndim.

Djaloshi pati lëndime të rënda në kokë dhe ka vdekur në vend ngjarje, shkruan Daily Mail.

Shoferi i veturës ishte një 21 vjecar dhe ende nuk është akuzuar për incidentin, policia po vazhdon me hetimin e rastit.

Cobargo është një fshat në jug të Sydnej-it, dhe ka më pak se 700 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat