Korçë, del me motor nga rruga, humb jetën në spital 56-vjeçari

Kronikë e zezë

Korçë, del me motor nga rruga, humb jetën në spital 56-vjeçari

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një 56-vjeçar humbi jetën pasi u aksidentua me motorin të cilin ai drejtonte. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Drithas-Maliq.

A.M, 56 vjeç, banues në Drithas, duke drejtuar mjetin ciklomotor  tip “Piaggio” pa targë, ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjeti është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku rreth orës 22:45, si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga aksidenti, ka ndërruar jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat