Vetura godet këmbësorin, humb jetën 40 vjeçari

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin, humb jetën 40 vjeçari

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 13:55
Ilustrim

Një person 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polluzhë.

Policia ka bërë të ditur se një veturë godet dy këmbësorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës, këmbësori i moshës 40 vjeçare, ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje, ndërsa i lënduari tjetër i moshës 20 vjeçar, është dërguar në QKU për tretman mjekësor.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit të rastit, nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit me kushtet e rrugës. Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes viktima dhe i lënduari janë goditur nga vetura në zonën e rreth rrotullimit që ndodhet në atë lokacion”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa ndaj të dyshuarit N. L. 43 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat