Treni godet veturën, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Treni godet veturën, katër të lënduar

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 15:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas, ngasësi mashkull shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, gjatë kalimit të hekurudhës është goditur nga treni.

Në njoftim thuhet se si pasojë, lëndime trupore ka pësuar ngasësi dhe tre pasagjerë të veturës të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat