Plagosje e rënd në Suharekë

Kronikë e zezë

Plagosje e rënd në Suharekë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 23:18
Ilustrim

Një persona në fshatin Sopijë të Suharekës ka marrë tri plagë nga arma e zjarrit dhe një nga goditja me mjet të fortë si pasojë e një rrahje me dy të dyshuar të tjerë.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas raporteve mjekësore është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë tentuar ta vrasin viktimën. Rreth orës 22:00, i dyshuari kryesor është arrestuar nga policia dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Ka indikacione se së shpejti mund të arrestohet edhe i dyshuari i dytë. Ndryshe, Policia nuk ka treguar motivet e këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat