Aksident në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, tre të lënduar

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nagavc.

Me këtë rast tre persona kanë kërkuar tretmanë mjekësor në QKF- Vushtrri, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim  konfirmoi rastin.

Sipas tij në aksident ishin të përfshira dy automjete civile.

Ndërkaq, ai tha se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia dhe mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve në lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat