Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 36 vjeçari

Kronikë e zezë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 36 vjeçari

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 13:26
Ilustrim

Një 36 – vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm, Fitim Pashka u gjet i pajetë në puset e naftës pranë rrugës së vjetër Delvinë – Muzinë.

36 – vjeçari, banues në fshatin Rusan, punonte si roje në këto puse dhe nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës, policia thotë se ka rezultuar se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, pasi ka tentuar të kryejë disa rregullime në mënyrë personale në objektin në fjalë.

Pashka u gjet nga roja tjetër, i cili shkoi për të marrë turnin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat