U largua nga aeroporti Nënë Tereza policia arreston turkun pranë Muzeut

Kronikë e zezë

U largua nga aeroporti Nënë Tereza policia arreston turkun pranë Muzeut

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 13:37
Ilustrim

Policia Kufitare Rinas kap shtetasin Turk që u largua nga tranziti Rinas më datën 08.08.2016.

Kapja e shtetasit Turk u bë nga Policia Kufitare Rinas  pranë  zonës  së Muzeut Kombëtar Tiranë.

Në bazë të punës operative të Komisariatit të Policisë Rinas, më datë 13.08.2016, rreth orës 12:30 u bë kapja  e shtetasit Turk  I.E 28, vjeç.

Shtetasi I.E. më 08.08.2016, rreth 15:00 u largua nga Zona e Tranzitit Rinas gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentat e prapësimit  pasi  i ishte refuzuar hyrja ne territorin e R.Shqipërisë, sepse nuk  plotesonte kushtet e udhetimit dhe të  hyrjes në mënyrë të rregullt në Republikën e Shqiperisë. 

Nga verifikimet e kryera dhe kqyrja e  pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas  ka përfituar nga fluksi i pasagjereve në dalje  dhe rreth ores 15.00 ka realizuar hyrjen në mënyrë të paligjshme nê territorin e Shqipërisë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit nga Aeroporti Rinas në ditën e ngjarjes së këtij shtetasi,  pasi ky shtetas nuk kishte probleme me Drejtësinë dhe për këtë po punohet mbi zbardhjen e shkaqeve që e shtynë këtë shtetas për tu larguar në këtë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat