Vjedhje dhe rrahje në Obiliq, lëndohen 4 policë

Kronikë e zezë

Vjedhje dhe rrahje në Obiliq, lëndohen 4 policë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur instalimin e shtyllave elektrike të ndriçimit publik.

I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policor të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Po në këtë fshat është arrestuar një tjetër person  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër. Policia ka vepruar, përderisa i dyshuari gjatë arrestimit nga Policia ka rezistuar, një zyrtar policor ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat