Kërkohej nga policia maqedonase, pranga në Tiranë të dyshuarit si pjesëtar i ISIS

Kronikë e zezë

Kërkohej nga policia maqedonase, pranga në Tiranë të dyshuarit si pjesëtar i ISIS

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Ishte shpallur prej një viti në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS por fshihej në Tiranë. Bëhet fjalë për Imërli Ahmetin 46 vjeç banues në Gostivar, i cili është arrestuar mbrëmjen e djshme nga forcat e antiterrorit në kryeqytet. Arrestimi i tij u bë pas një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Maqedonase.

Mësohet se Ahmeti i ka shpëtuar arrestimit një vit më parë në vendin e tij dhe që prej asaj kohe dyshohej se fshihej në Tiranë.

Identifikimi dhe arrestimi i 46-vjeçarit mësohet se është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet secrete të dy vendeve.

46-vjecari akuzohet në vendin e tij për veprën penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga  neni 322 i Kodit Penal Maqedonas.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjygjesor Tirane për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat