Bie në humnerë, i riu vdes në spital

Kronikë e zezë

Bie në humnerë, i riu vdes në spital

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:37
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person rreth 27-vjeç ka ndërruar jetë në spital ku u ishte dërguar në gjendje të rëndë pasi kishte rënë për disa metra një humnerë në rrugën e Zall Herrit në Bovillë.

Bëhet e ditur se i riu ende i paidentifikuar kishte rënë aksidentalisht, duke përfunduar disa metra më poshtë.

Si pasojë e terrenit të thyer në vendngjarje shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, për të bërë transportimin sa më parë të të plagosurit për në spital, por fatkeqësisht ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
 

Tiranë, bie në liqenin e Bovillës, i riu në gjendje të rëndë në spital

Një person i moshës rreth 27-vjeç ka rënë nga nja lartësi e konsiderueshme e një mali.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka përfunduar në liqenin e Bovillës, në periferi të Tiranës.

Pas lajmërimit nga banorët, forca të shumta të policisë ,forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat