Më 12 gusht në qytetar i Vushtrrisë kishte raportuar për vjedhjen e veturës së tij, ku sipas tij vetura e llojit Mercedes ishte vjedhur në rrugën “Gjergj Fishta”.
Të hënën njësia policore në stacionin e Fushë Kosovës, tri ditë pas raportimit, ka arritur ta lokalizojë zonën ku dyshohej se ndodhje vetura e vjedhur dhe më pas u vërtetua se vetura në fjalë është e njëjta që ishte raportuar e vjedhur më 12 gusht në Vushtrri.
Me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar L.H një 52 vjeçar ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.
Kurse vetura iu është kthyer pronarit.