Tiranë/ Asgjësohen 500 bimë kanabis

Kronikë e zezë

Tiranë/ Asgjësohen 500 bimë kanabis

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 19:01
Kanabis në Tiranë

Tiranë-Në vijim të operacionit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë nr 4, në kryeqytet, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i rreth 500 bimëve narkotike, të dyshuara si kanabis sativa.

Sipas policisë, bimët u konstatuan në zonën e quajtur Zgur, komuna Zallbastar, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Policia po punon gjthashtu për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat