Aksident i rëndë në Shkabaj, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkabaj, tre të lënduar

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:55
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë përkatësisht në fshatin Shkabaj.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, tre persona janë lënduar rëndë, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00 ku një veturë e tipit Golf 2, ka dalë jashtë rrugës pas përplasjes me një veturë tjetër të tipit golf 5 me targa angleze.

Policia ka dalë në vendin  e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Ndërsa KosovaPress-i raporton se prokurori i rastit tashmë ka arritur në vendngjarje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat