Gjykata e Apelit në Tiranë la sot në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shtetasin Besnik Braha, përgjegjës i kompanisë që menaxhonte punëtorët në landfillin e Sharrës.
Kjo masë vjen pasi në këtë landfill gjeti vedekjen 17-vjeçari nga Tropoja, Ardit Gjoklaj. Rasti i adoleshentit të ndjerë, i cili punonte në të zezë në landfill, nxori në dritë fakte lidhur me shkeljet e kushteve të punës në Sharrë.
Më parë Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit Dëfrim Hakrama, me detyrë përgjegjës turni, Edmond Kollari, me detyrë shofer ekskavatori dhe Besnik Brahën, të cilët dyshohen si përgjegjës për vdekjen e të riut.