Arrest me burg për italianin, u kap me 1 ton kokainë

Kronikë e zezë

Arrest me burg për italianin, u kap me 1 ton kokainë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:17
Enriko Gazo

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg për shtetasin italian Enriko Gazo, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Biznesmeni Gazo, nga Marina di Karrara në rajonin e Toskanës është përfshirë në një trafik kolosal droge, prej rreth 1 ton kokainë me vlerën e 350 milionë eurove e sekuestruar më vitin 2008 në Peru.

Gjykata e shtetit peruan kishte vendosur për të masën e sigurisë të arrestit me burg. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e italianit drejt shtetit të Perusë. Enriko Gazo është arrestuar më datë 6 gusht 2016, teksa hynte në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ai u arrestua, pasi për të kishte masë sigurie nga shteti peruan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat