I fejuari vdes në mal, vajza mbijeton një muaj mes akullnajave

Kronikë e zezë

I fejuari vdes në mal, vajza mbijeton një muaj mes akullnajave

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:37
Ilustrim

Një turiste në Republikën Çeke, u shpëtua nga ekipet e kërkim shpëtimit, në një strehë në një mal të Zelandës së Re, ku qëndronte prej afro një muaji, pasi i fejuari i saj gjeti vdekjen duke rënë në një humnerë në 28 korrik.

Zhdukja e çiftit u sinjalizua nga ambasada çeke vetëm javën e kaluar. Dy turistët rreth moshës 30- vjeçare, kishin shkuar në Zelandën e Re në muajin janar.

Ata ishin rikthyer sërish dhe në 26 korrik kishin nisur të ngjisnin Routeburn Track, një rrugë malore 32 kilometër e gjatë, shumë e njohur nga ekskursionistët, por që nuk këshillohet në sezonin e dimrit e cila është aktualisht në Zelandën e Re.

Rruga siç raporton noa.al, ndodhet pranë parkut kombëtar Fiordland national në South Island. Dy turistët humbën orientimin dhe dy ditë pas nisjes së rrugëtimit, i riu ra në një humnerë. Ndërkohë vajza arriti të gjejë një strehë, ku qëndroi duke përballuar të ftohtin e acartë dhe reshjet e dendura të dëborës, të cilat ishin me intensitet të lartë këtë gusht.

Turistja u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa kishte shkruar me shkurre e ç’kishte gjetur në dëborë shkronjë H, me sopresën se dikush do e gjente. Dhe fati e deshi që dy ditë më parë, ajo të shpëtohet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat