Parandalohet vrasje me thikë në Tiranë

Kronikë e zezë

Parandalohet vrasje me thikë në Tiranë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 12:22
Ilustrim

Policia ka parandaluar pak minuta ë parë një tentativë vrasje me thikë të një shtetasi në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë. Policia ka njoftuar paraprakisht se autori që ka tentuar të gjuajë me thikë një shtetas tjetër është parandaluar, duke u arrestuar në flagrancë. Policia pritet që të japë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa i plagosuri lehtë është dërguar për mjekim në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat