Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Podujevë

Kronikë e zezë

Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Podujevë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor dje në fshatin Repë të Podujevës.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me traktor për shkaqe te panjohura është vetëaksidentuar-rrokullisur. Si pasoje viktima ka pësuar lëndime të trupore dhe është dërguar ne emergjencën e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat