Kush është i riu që u vetëvra në Rinas, fjala e vetme që tha para se të hidhej nga 8 m lartësi

Kronikë e zezë

Kush është i riu që u vetëvra në Rinas, fjala e vetme që tha para se të hidhej nga 8 m lartësi

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 18:17
Një person i jep fund jetës brenda Aeroportit "Nënë Tereza"

(E plotësuar) - Një 23-vjeçar i cili sapo kishte shkelur në tokën shqiptare, i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga një lartësi e konsiderueshme brenda terminalit të aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Jurgen Kapllani lindur në Tiranë, sapo ishte kthyer nga Mynihu i Gjermanisë me linjën ajrore Adria Airways, në orën 15:30.

Ai ka kaluar kontrollin kufitar, e më tej është drejtuar tek informacioni i administriatës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se 23-vjeçari të jetë shprehur: Jam Spiderman! 

Pas kësaj, në mënyrë krejt të papritur i riu ka hipur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur nga një lartësi prej 7-8 metra duke pësuar dëmtime të rënda.  Forcat e policisë janë afruar menjëherë me marrjen e njoftimit, por pa mundur të ndërhyjnë, pasi Kapllani është hedhur menjëherë pa pasur asnjë lloj komunikimi tjetër.  Policia e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por 23-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Një person i jep fund jetës brenda Aeroportit "Nënë Tereza"

Një person ka tentuar të vetëvritet brenda Aeroportit "Nënë Tereza", ditën e sotme para 45 minutash. Ai ka hipur në terminalin e aeroportit dhe është hedhur, duke terrorizuar kështu të gjithë të pranishmit.

Sipas raportuesit të Jetaoshqef.al, i riu ka qenë rreth të 30-ve. Nuk shpjegohen arsyet që e çuan djalin në vetëvrasje, por thuhet se gjatë hedhjes ai ka bërtitur "Pritmë se do të vij".

"Është hedhur një person nga terminali brenda aeroportit Nënë Tereza. Nuk e dimë shkakun as mënyrën se si ai ka hipur atje. Në foto dallohet çanta dhe gjaku."

Policia dhe ambulanca kanë ardhur menjëherë në vendngjarje. Mësohet se ai ka humbur jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat