Foshnja han hashash në vend të çokollatës

Kronikë e zezë

Foshnja han hashash në vend të çokollatës

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 17:43
Ilustrim

Në Itali një foshnje tetë muajshe aksidentalisht ka ngrënë hashash në vend të çokollatës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se foshnja është jashtë rrezikut për jetë por edhe më tej është në spital.

Foshnja në gjendje të rëndë është dërguar në spital në qytetin Rivoli. Prindërit kanë gënjyer mjekët se fëmija ka ngrënë ushqim për qen por nga analizat është konfirmuar prania e drogës në organizmin e foshnjës.

 Thuhet se foshnja ka ngrënë një kockë hashah e cila ngjason me çokollatë. Fëmija e ka gjetur atë derisa luante në terasën ku pushonin prindërit  dhe miqtë e tyre.

 “Nuk është e vërtetë se kemi thënë mjekëve për hashash. Menjëherë kam thënë se foshnja sigurisht ka gëlltitur diçka”, ka thënë babai.

Ai po ashtu konfirmon se askush në familjen e tij nuk konsumon drogë duke thënë se është i gatshëm që t’i bëjë të gjitha analizat e mundshme që ta dëshmojë këtë. Sipas tij hashashi rastësisht është gjendur në terasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat