Sherr mes femrash në aeroport, francezja dhunon shqiptaren

Kronikë e zezë

Sherr mes femrash në aeroport, francezja dhunon shqiptaren

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 20:24
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë

Dy femra janë konfliktuar në aeroportin e Rinasit dhe sherri ka degjeneruar në dhunë. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Policia bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj një shtetaseje franceze, 19 vjeçe, e cila ka dhunuar fizikisht në ambientet e terminalit një shtetase shqiptare, 20 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen franceze H.D., vjeç 19, banuese në Francë, pasi dyshohet se në PKK Rinas, në ambientet e terminalit të aeroportit është konfliktuar fizikisht me shtetasen shqiptare K.D., vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Rinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat