Fëmija 4-vjeçar lufton për jetë pas rënies nga kati i 7-të në Shkup

Kronikë e zezë

Fëmija 4-vjeçar lufton për jetë pas rënies nga kati i 7-të në Shkup

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Një kabllo telefonike ia ka shpëtuar jetën fëmijës 4-vjeçar i cili është rrëzuar nga kati i 7-të i një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupit. Bëhet fjalë për fëmijë që ka rënë nga dritarja pasi është lënë vetë në banesë, meqë nëna e tij ka dalë për të paguar llogaritë në bankë.

Sipas dëshmitarëve okularë, rënie e fëmijës e ka zbutur një kabllo e rrjetit telefonik dhe degët e një druri ku është ngatërruar ai.

Pas rrëzimit fëmija e ka humbur vetëdijen, por më pas i ka hapur sytë dhe ka nisur të qajë dhe ta kërkojë nënën e vet.

Për momentin, sipas informatave të portalit, fëmija është në spital, në gjendje të rëndë, me fraktura në pjesën e kraharorit dhe të këmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat