Horror në Tiranë, gjendet trupi i copëtuar i një mashkulli në Selitë

Kronikë e zezë

Horror në Tiranë, gjendet trupi i copëtuar i një mashkulli në Selitë

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 12:40
Ilustrim

Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë. Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.

Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë. Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupitt i mungonin disa gjymtyrë. 

Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës. 

Sipas policisë, koka e viktimës është gjetur e ndarë nga trupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat