Dy të plagosur me armë zjarri, dashuria mes dy të rinjve shkas për konflikt mes familjeve

Kronikë e zezë

Dy të plagosur me armë zjarri, dashuria mes dy të rinjve shkas për konflikt mes familjeve

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 13:56
Ilustrim

Dy persona janë lënduar mbrëmë gjatë një përleshje në fshatin Smesnicë në komunën e Zelenikovës së Shkupit. MPB sot njoftoi se deri te përleshja ka ardhur për shkak të një lidhjeje dashurie mes anëtarëve të dy familjeve.

Të dy personat e lënduar kanë marrë plagë nga armë zjarri në gjoks dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Naum Ohridski" ku janë mbajtur për trajtim.

Në përleshje kanë marrë pjesë D.K dhe V.K të cilët me armë zjarri kanë qëlluar XH.D (30)  dhe F.D (25). Me ç'rast XH.D ka marrë dy plagë në pjesën e gjoksit, ndërsa F.D një  plagë në pjesën e gjoksit.

Ndërmerren masa për gjetjen e D.K. dhe V.K. dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat