Vdes 60-vjeçari, u hodh në pusin afër banesës

Kronikë e zezë

Vdes 60-vjeçari, u hodh në pusin afër banesës

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:06
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku një 60-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës duke u hedhur në pusin që kishte afër shtëpisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Mazhe e Vogël, ku 60-vjeçari me iniciale B.H është hedhur në pus e si  pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë, të cilët me ndihmën e Punonjësve të Emergjencave Civile kanë nxjerrë trupin e viktimës nga pusi.

Nga hetimet e para rezulton se i moshuari mund t’i ketë dhënë fund jetës pasi kishte probleme me shëndetin mendor.

Për ngjarjen, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krujës për hetime të tjera në akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat