Shëngjin, humb jetën peshkatari, u godit nga kavoja e peshkarexhës

Kronikë e zezë

Shëngjin, humb jetën peshkatari, u godit nga kavoja e peshkarexhës

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:07
Ilustrim

Policia e Lezhës ka njoftuar se , në orët e para të mëngjesit, shtetasi P.D. 48 vjeç, duke peshkuar me peshkarexhë në thellësi të detit, është dëmtuar nga goditja e një kavoje të peshkarexhës.

Efektivë të policisë Kufitare në Shëngjin kanë nxjerrë 48-vjeçarin  nga uji dhe e kanë transportuar për në spital  me ambulancë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  , për vlerësim si ngjarje aksidentale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat