Po gatuante në shtëpi, gjen vdekjen 53-vjeçarja

Kronikë e zezë

Po gatuante në shtëpi, gjen vdekjen 53-vjeçarja

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një 53-vjeçare ka gjetur vdekjen në Kurbin teksa po gatuante në shtëpi.

Policia e Lezhës njofton se ditën e djeshme B.Xh. 53 vjeçe, ndërkohë që po gatuante në banesën e saj , ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe menjëherë është transportuar në spital ku ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim, si ngjarje aksidentale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat