Sulm me mjet të mprehtë në shkollë

Kronikë e zezë

Sulm me mjet të mprehtë në shkollë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 13:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shkollën Teknike “28 Nëntori” në kryeqytet, gjatë ditës së djeshme është raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor në QKUK i njëjti është liruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat