Shkrumbohen dy automjete në periferi të Tiranës

Kronikë e zezë

Shkrumbohen dy automjete në periferi të Tiranës

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 19:55
Ilustrim

Dy automjete janë djegur në periferi të Tiranës, në rrugën “Isuf Elezi”. Një “Audi” dhe një “Mercedes”, të parkuar pranë njëri-tjetrit, janë djegur dhe sipas dëshmitarëve, ardhja e zjarrfikëseve është vonuar për disa minuta.

Me mbërritjen e tyre në vendngjarje, zjarri është shuar, por automjeti tip “Mercedes” ka qenë më i dëmtuar. Gjithashtu, edhe mjeti tjetër kishte dëmtime të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e shkrumbimit të të dy automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat