Arrestohet një person, tentoi të kalojë telefona kontrabandë nga Kosova

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, tentoi të kalojë telefona kontrabandë nga Kosova

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 13:03
Ilustrim

Policia në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë arrestoi në flagrancë një person pasi ka tentuar të kalojë mallra kontrabandë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Sipas policisë personi i arrestuar është shtetasi Erblin Sallaku, i cili me mjetin tip “Volkswagen Polo”, me targë AA745IA, tentoi të kalojë mallra kontrabandë, duke iu shmangur detyrimit doganor.

Gjatë kontrollit, në mjetin e shtetasit të sipërpërmendur u gjetën pajisje elektronike të ndryshme,  si celularë të markës “Samsung”,  “iPad”, bateri dhe aksesorë të ndryshëm për telefona celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Kukës, për veprën penale të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal, “Kontrabandë me mallra”.

Deri më tani janë kryer 445 kontrolle të përbashkëta, në akse rrugore si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat