Ngjarje e rëndë në maternitet, vdes nëna dhe foshnja

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në maternitet, vdes nëna dhe foshnja

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë.

Viktima është A.Ç nga Paskuqani. Familjarët kanë akuzuar mjekët për vdekjen e tyre.

Nëna shtatzënë është paraqitur me një komplikacion rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme. Familjarët deklarojnë se nëna nuk ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët.

Një i afërm ka deklaruar se janë drejtuar fillimisht në urgjencë, por sipas tyre ajo ishte e mbyllur. Urgjenca është hapur pas 20 minutash dhe vetëm pas 30 minutash ka dhënë ndihmën. “Spitali nuk kishte oksigjen dhe asgjë. Kirurgu është vonuar 2 orë”, tregojnë familjarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat