Aksidenti në Klinë, vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Aksidenti në Klinë, vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 10:02
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Një person ka humbur jetën një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në aksidentin e ndodhur para pak çastesh në Volljak të Komunës së Klinës, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Nga informatat e para që kemi nga vendi i ngjarjes në aksidentin e  ndodhur në Volljak të komunës së Klinës, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë”, ka thënë Ibraj.

Aksident i rëndë në Klinë, përplasen dy vetura

Në Volljak të Komunës së Klinës para pak çastesh ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Dy vetura janë përplasur me njëra tjetrën duke u shkatërruar në tërësi.

Emde nuk ka informata nëse ka të lënduar nga aksidenti. Shumë shpejt do të informoheni për detajet e reja...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat