Vdes një qytetar nga Kosova në haxhillëk

Kronikë e zezë

Vdes një qytetar nga Kosova në haxhillëk

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Një qytetar nga Kosova ka vdekur gjatë kryerjes së haxhillëkut në Arabinë Saudite.

I ndjeri është babai i gruas së nënkryetarit të Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vet Ymeri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Rrugën për Mekë e more me gëzim të madhë.Erdhe nga Amerika e largët vetëm për ta përmbushë këtë obligim fetar.Asnjeherë nuk ta kujtuam që vdekja do të gjejë kaq shpejt.Për këto 22 vite te njoha si njeri i urtë,i dashur dhe me virtyte te larta njerëzore.U prehsh ne paqe aga Isë. P.s.Haxhi Isa Mustafa është babai i gruas sime”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat